Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Murati: Banka Zhvillimore po bëhet realitet

Murati: Banka Zhvillimore po bëhet realitet

Ministri i Finanacave, Hekuran Murati, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në takimeve vjetore të Bankës Botërore, ka paralajmëruar se Banka Zhvillimore po bëhet realitet.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo temë është diskutuar me Bankën Botërore e cila do të mbështet krijimin e Bankës Zhvillimore me një projekt rreth 50 milionë euro.

“Banka Zhvillimore po bëhet realitet! Njëra nga temat e diskutuara me Bankën Botërore gjatë takimeve vjetore në Uashington DC, ishte edhe mundësia e mbështetjes nga ana e tyre për themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës. Mbështetja nga Banka Botërore parashihet të vijë në kuadër të projektit për avancimin e sektorit financiar në Kosovë, projekt i cili pritet të kap vlerën rreth 50 milionë euro”, ka shkruar Murati.

Tutje, ai ka shpjeguar rolin e Bankës Zhvillimore në ekonominë kosovare.

“Banka Zhvillimore do të mundësojë financimin e projekteve zhvillimore si dhe mbështetjen e sektorëve strategjikë siç janë energjia e ripërtërishme, prodhimi dhe eksporti, bujqësia etj. Qeveria për zhvillim të qëndrueshëm!”, ka thënë ai.