Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Murati, Bajramit: S’janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante, por 10.47 milionë

Murati, Bajramit: S’janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante, por 10.47 milionë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka hedhur poshtë deklaratën e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila pretendon se Qeveria Kurti ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante.

Sipas Muratit, kjo shifër është e pavërtetë, pasi shpenzimet e karburantit për automjete për vitin 2023, në nivel qendror dhe lokal, arrijnë në 10.47 milionë euro.

“Kjo shifër është e konfirmuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar dhe dorëzuar në Kuvend. Duhet theksuar se pjesa më e madhe e këtij shpenzimi shkon për automjetet e Policisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës,” ka sqaruar ai përcjell Insajderi.

Murati ka theksuar se raportimet për një shpenzim prej 31 milionë eurosh për karburante janë të pabazuara.

Ai shpjegoi se kjo shifër, e cituar në Raportin Vjetor të Auditimit, mund të përfshijë edhe shpenzime për naftë dhe dru zjarri të përdorura për ngrohje, e jo vetëm për karburant për automjete

 

Powered by WordPress