Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Murati: 20 milion euro investime për Trepçën që të rritet produktiviteti dhe efiçenca

Murati: 20 milion euro investime për Trepçën që të rritet produktiviteti dhe efiçenca

Ministri i Financave Hekuran Murati, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se vendimet e miratuara gjatë ditës së mërkurë janë shumë të rëndësishme, duke përmendur themelimin e strukturave për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe lejimin deri në 20 milion euro hua për Trepçën.

Murati tha se hartimi i strategjisë kundër korrupsionit do të përfundojë deri në fund të vitit 2023 nga një komision ndërministror.

Ai tha se po ashtu me lejimin deri në 20 milion euro hua për Trepçën do të mundësohet që kjo ndërmarrje të ketë produktivitet më të madh.

“Ishin disa vendime të rëndësishme gjatë ditës së sotme. Njëri nga to ishte edhe miratimi i vendimit për themelimin e strukturave për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit. Është një komision ndërministror që deri në fund të vitit pritet që ta hartojë strategjinë”.

“Si qeveri na takon që të sigurojmë integritetin e zyrtarëve dhe të çrrënjosim korrupsionin, në mënyrë që të vazhdojmë edhe me progresin tonë në raportet ndërkombëtare”.

“Vendim tjetër i rëndësishëm ishte edhe vendimi për miratimin në parim të huadhënies për Trepçën që parasheh investime deri në 20 milion euro në pajisje të reja për rritjen e produktivitetit dhe efiçencës”.

“Kjo është në kuadër të programit tonë qeverisës për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

Themes by WordPress