Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Murat Yakin tregon arsyen për mosftesën e Andi Zeqirit: Konkurrenca ishte e madhe

Murat Yakin tregon arsyen për mosftesën e Andi Zeqirit: Konkurrenca ishte e madhe

Nga 6 lojtarë me prejardhje shqiptare sa ishin pjesë e listës preliminare të Kombëtares së Zvicrës, tashmë janë mbetur vetëm tre.

Fillimisht, nga lista u larguan Uran Bislimi e Albian Hajdari.

Gjatë ditës së sotme, selektori Murat Yakin ka publikuar listën përfundimtare prej 26 lojtarësh, në të cilën mungonte edhe një emër, ai i Andi Zeqirit.

Futbollisti në fjalë nuk do të udhëtojë për në Gjermani me kombëtaren helvetike, dhe për këtë ka dhënë arsyen edhe selektori Yakin.

Ai ka thënë se konkurrenca e madhe në ekip ka qenë një nga arsyet që nuk ka mundur ta ftojë Zeqirin në “EURO 2024”.

“Andi Zeqiri na e bëri të vështirë marrjen e vendimit. Kohëve të fundit ka pasur performacë në rritje, por konkurrenca shumë e madhe në kampin tonë, sidomos në repartin ofanziv, bëri që të bëjmë zgjedhje më meritore”, tha trajneri i Zvicrës.

Me Zvicrën në kampionatin evropian do të luajnë treshja shqiptare, e përbërë nga Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.