Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Murat Yakin: Ishte një luftë e madhe

Murat Yakin: Ishte një luftë e madhe

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin flet pas barazimit ndaj Gjermanisë nikoqire në Kampionatin Evropian. Ai ishte i kënaqur me lojtarët e tij, pavarësisht barazimit të vonë që u kushtoi atyre vendin e parë.

“Së pari duhet të përgëzoj lojtarët e mi. Ishte një ndeshje taktike. Ne luftuam, vrapuam shumë, por është e vështirë kundër një kundërshtari të tillë. Jam i kënaqur me ndeshjen që luajtëm, ishte një luftë e madhe”, filloi Murat Yakin.

“Sulmuesit tanë punuan shumë, ishin të mirë në pozicionet e sulmit dhe në mbrojtje. Tani kemi një javë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Jam i lumtur që nuk humbëm, nuk mjaftoi për të zënë vendin e parë, por është pozitive”, vazhdoi Yakin.

“Ne jemi një ekip që punon shumë, ka shpirtin e duhur ekipor. Sistemi po funksionon, strategjia po funksionon, lojtarët që po hyjnë në lojë po bëjnë një punë të mirë”, tha trajneri i Zvicrës.