Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Murat Makolli viziton varrezat e dëshmorëve në Marec – Sabit Gilmivada: Respekti ndaj dëshmorëve është një detyrë morale

Murat Makolli viziton varrezat e dëshmorëve në Marec – Sabit Gilmivada: Respekti ndaj dëshmorëve është një detyrë morale

Murat Makolli ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Marec, shkruan TV Arbëria.

Kështu ka njoftuar përmes rrjetit social facebook, Sabit Gilmivada.

Ai ka shkruar se Makolli na kujton se dëshmorët janë më të shtrenjtët në këtë botë dhe se respekti ndaj tyre është një detyrë morale për çdo njeri.

Postimi i plotë:

Një shembull për të gjithë ne

Në ditën e dytë të këtij viti, Murat Fatmir Makolli vizitoi varrezat e dëshmorëve në Marec, duke treguar respektin dhe nderimin më të lartë për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

Murat Makolli na kujton se dëshmorët janë më të shtrenjtët në këtë botë dhe se respekti ndaj tyre është një detyrë morale për çdo njeri. Ky akt i tij i thjeshtë, por shumë domethënës, na frymëzon që të mos harrojmë kurrë sakrificat e tyre dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë, ashtu siç ata ëndërruan.

Lavdi dëshmorëve të kombit!