Ish aktivisti i Vetëvendosjes, njëherit veteran i UÇK’së, Dardan Krasniqi ka reaguar pasi në varrimin e babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi, përveç krerëve të shtetit munguan edhe familja Jashari.
Në reagimin e tij ai ka thënë se ata sot duhet të ishin present pasi siç tha ai, kryeministri e familja Jashari është e popullit.
Reagimi i plotë:
Familja Jashari – është e popullit!
Kryeministri është i popullit!
Sot munguan në një ngjarje ku do të duhej të ishin prezent! Unë e di se do thonin aty ku nuk shkon Familja Jashari dhe Kryeministri ka diqka! E vërteta e burrnisë dhe traditës shqiptare që është aseti më i çmuar i kombit tonë do të thoshte: Aty ku shkon i gjithë populli anë e mbanë shqiptarisë pse nuk shkon edhe Ti!
Kurrë në historinë tonë, nuk ka ndodhë që për festa kombëtare e fetare, bajram e pashkë, për varrime e kryeshëndoshë burrat e dheut të kenë patur inate!