![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve. Ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.
Jashari i është drejtuar me datën 7 tetor ministrit me kërkesën, duke i sqaruar se personali në kuzhina i angazhuar nga institucionet tjera ka potencuar se deri me datë 11 tetor do të paraqitet në punë.
Si rrjedhojë nga kjo datë mbesin pa kuzhinierë, andaj sipas tij ata do të detyrohen t’i ndërpresin të gjitha aktivitetet.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Mes tjerash, në këtë letër ai potencon edhe mundësinë e helmimit e infeksionit të ushtarëve, si pasojë e kushteve jo të duhura edhe sanitare.
Lidhur me këtë çështje për TV Arbëria ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi i cili deklaroi se pezullimi i aktiviteteve të ushtrisë së Kosovës është njëkohësisht edhe rrezikim i sigurisë kombëtare.
“Deklarata e Komandatit të Forcave të Sigurisë së Kosovës i cili ka paralajmëruar se Forcat e Sigurisë së Kosovës mund të pezullojnë të gjitha aktivitetet e saj, ngase ka shqetësime në lidhje me ushqimet për Forcat e Sigurisë së Kosovës është një paralajmërim i rrezikimit të sigurisë kombëtare”, tha Elezi.
Tutje, Elezi thotë se qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar kushte për FSK-në.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtria e sigurisë së Kosovës dhe pezullimi i aktiviteteve të ushtrisë së Kosovës është njëkohësisht edhe rrezikim i sigurisë kombëtare, prandaj qeveria e Kosovës duhet urgjentisht dhe sa më parë të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar kushte për Forcat e Sigurisë së Kosovës përfshirë të gjitha detyrimet që ka për pjesëtarët e saj”, është shprehur ai për TV Arbëria.
Për më shumë detaje ndiqeni videon e plotë:
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)