Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mungesa e ushqimit për FSK-në – Shala: Rrezik për sigurinë kombëtare, do të dobësonte kapacitetet e saj operacionale

Mungesa e ushqimit për FSK-në – Shala: Rrezik për sigurinë kombëtare, do të dobësonte kapacitetet e saj operacionale

 

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve. Ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

Jashari i është drejtuar me datën 7 tetor ministrit me kërkesën, duke i sqaruar se personali në kuzhina i angazhuar nga institucionet tjera ka potencuar se deri me datë 11 tetor do të paraqitet në punë.

Si rrjedhojë nga kjo datë mbesin pa kuzhinierë, andaj sipas tij ata do të detyrohen t’i ndërpresin të gjitha aktivitetet.

Mes tjerash, në këtë letër ai potencon edhe mundësinë e helmimit e infeksionit të ushtarëve, si pasojë e kushteve jo të duhura edhe sanitare.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për TV Arbëria, eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka treguar qëndrimin e tij, ku thotë se mungesa e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës mund të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare.

Në letrën e tij ai ka shkruar se si një institucion kyç në garantimin e stabilitetit dhe mbrojtjes së vendit, mosfunksionimi i FSK-së për shkak të problemeve logjistike siç është mungesa e ushqimit, do të dobësonte kapacitetet e saj operacionale.

Mes tjerash ai thekson disa arsye se kjo situatë mund të përbëjë një rrezik:

1. Dobësimi i kapaciteteve operative,

2. Rritja e Pasigurisë së Brendshme.

3. Demotivimi i Personelit dhe Dobësimi i Moralit,

4. Kërcënime nga Faktorët e Jashtëm,

5. Pasiguri për Aleatët Ndërkombëtarë

/tvarbëria/

Qëndrimi i plotë brenda letrës së ekspertit të sigurisë:

Powered by WordPress