Kushtet elementare për jetesë në fshatin Hade, të komunës së Obiliqit, janë të vogla.
Fshat i cili është braktisur nga një pjesë e madhe e fshatarëve dhe tashmë vetëm rreth 24 familje janë që banojnë aty.
Në fshat ka mungesë të shkollës, gjendja e së cilës është për të ardhur keq, ka mungesë të shtëpisë së shëndetit, e cila pas luftës nuk ka qenë në përdorim, po ashtu banorët e fshatit hasen edhe me mungesën e marketeve, ku për gjënë më të vogël iu duhet të udhëtojnë për në Obiliq.
“Kërkesat për tu zhvendosur edhe ne nga fshati i kemi bërë e i kemi edhe të vulosura, por kanë hasur në vesh të shurdhër”, tha Valton Preniqi, banor i këtij fshati.
Ndërkaq, Ejub Grajqevci, po ashtu banor i këtij fshati tha se gjendja është e mjerueshme sa që edhe shtëpitë kanë filluar të dëmtohen.
Ndër të tjera nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, tha: “Ne si komunë nuk mund të ndërmarrim asgjë, sepse është zonë me interesa nacionale”.
/TV Arbëria