Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Chermen Valiev ka mposhtur bjellorusin Mahamedkhabib Kadzimahamedau, në fazën çerekfinale.
Sfida e vlefshme për kategorinë deri në 74kg, përfundoi 12-2 për Valiev, shkruan “Gazeta Express”.
Në këtë mënyrë, mundësi i natyralizuar si shqiptar, kalon në fazën tjetër.
Valiev ka tashmë shansin për të fituar medaljen e bronztë, në duelin e sotëm që do të zhvillojë në orën 18:00.
Në këtë orë, mundësi kuqezi do të përballet me atë nga Taxhikistani, Viktor Rassadin./GazetaExpress/