Ish-Presidenti i ShBA’së, Bill Clinton, është pyetur për fjalimin inaugurues që mbajti sot Donald Trump, pas betimit si Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Clinton nuk është lëshuar në komente, duke deklaruar shkurt “Unë mendoj se ju mund ta kuptoni vetë”, raporto CNN.
Ndërkohë, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, vetëm ka qeshur kur është pyetur për fjalimin.
Ata janë larguar më pas nga Kongresi.
“Duhet të ikim”, tha Bill Clinton për CNN.