Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mullaku: Rilindasit bazën kryesore të frymëzimit e kishin të shkrimet filobiblike

Mullaku: Rilindasit bazën kryesore të frymëzimit e kishin të shkrimet filobiblike

Gjuhëtari Shkëlqim Millaku duke folur mbi rëndësinë e periudhës filobiblike, tha se rilindasit bazën kryesore të frymëzimit të tyre e kishin pikërisht te këto shkrime.

Millaku në emisionin “N’PULT’ tha se shqiptarët ishin një popull që kishte mundësi për të pasur dhe unifikuar një alfabet të gjuhës shqipe.

“Rilindasit bazën kryesore të frymëzimit të tyre e kishin pikërisht këtu te shkrimet filobiblike. Ata i kishin këto informacione, i kishin studijuar për fat të mirë ky rol mund ta quajmë ishte tepër i rëndësishëm për shoqërinë tonë. Sepse ne nuk ishim  një  popull që nuk kishim asgjë, kishim diçka dokumente, kishim shkrime të ndryshme dhe mbi të gjitha kishim mundësi për të thënë që, kemi mundësi për ta pasur dhe unifikuar një alfabet të shqipes edhe pse ende nuk e kishim”, tha më tej ai.