Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mulaj: Rugova dhe dëshmorët e Istogut, shembull i përjetshëm i përkushtimit për idealet më të larta të kombit tonë!

Mulaj: Rugova dhe dëshmorët e Istogut, shembull i përjetshëm i përkushtimit për idealet më të larta të kombit tonë!

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Istogu, Besim Mulaj, me rastin e festave të nëntorit ka bërë homazhe pranë lapidarit të Ibrahim Rugovës dhe dëshmorëve të tjerë në Istog.

Mulaj në shkrimin e tij thotë se ‘momente të tilla na rikujtojnë se liria dhe krenaria kombëtare janë fryt i sakrificave të mëdha dhe i vizionit të liderëve që e deshën atdheun mbi gjithçka’

“Jam thellësisht i nderuar që kam pasur mundësinë të kontribuoj në ngritjen dhe mirëmbajtjen e këtyre monumenteve të shenjta, të cilat përkujtojnë të kaluarën tonë dhe na frymëzojnë për një të ardhme më të ndritur.

Dr. Ibrahim Rugova dhe dëshmorët e Istogut janë shembull i përjetshëm i përkushtimit për idealet më të larta të kombit tonë. Lavdi përjetë kujtimit të tyre” shkruan Mulaj në Facebook.

Postimi i plotë:

“Në Nderim të Trashëgimisë së Lirisë dhe Udhëheqjes Kombëtare”Sot, me rastin e festave të Nëntorit, pata nderin dhe privilegjin të bëj homazhe pranë lapidarit të Dr. Ibrahim Rugovës dhe dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë tonë, këtu në Istog. Këto momente na rikujtojnë se liria dhe krenaria kombëtare janë fryt i sakrificave të mëdha dhe i vizionit të liderëve që e deshën atdheun mbi gjithçka.

Jam thellësisht i nderuar që kam pasur mundësinë të kontribuoj në ngritjen dhe mirëmbajtjen e këtyre monumenteve të shenjta, të cilat përkujtojnë të kaluarën tonë dhe na frymëzojnë për një të ardhme më të ndritur.Dr. Ibrahim Rugova dhe dëshmorët e Istogut janë shembull i përjetshëm i përkushtimit për idealet më të larta të kombit tonë. Lavdi përjetë kujtimit të tyre! 🇦🇱
Prof. Dr. sci. Besim Mulaj