Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, ka reaguar për vizitën e kryeministrit Kurti në Orroberadë dhe familjen Muzlija.
Mulaj thotë se vizita e tij në familjen e dëshmorit Nazmi Muzliaj është një akt që meriton respekt dhe vlerësim të veçantë.
Por ai thotë se Nazmi Muzliaj nuk ishte thjesht një figurë lokale apo një emër nga Orroberda, siç u përshkrua nga kryeministri ai ishte një intelektual dhe veprimtar kombëtar i përmasave të mëdha.
Postimi i plotë:
Reagim për vizitën e Kryeministrit Kurti në Orroberdë dhe familjen MuzliajI nderuar Kryeministër Kurti,
Vizita juaj në Orroberdë dhe në familjen e dëshmorit Nazmi Muzliaj është një akt që meriton respekt dhe vlerësim të veçantë. Ky gjest pasqyron rëndësinë që i jepni historisë dhe sakrificave të atyre që na sollën lirinë. Por njëkohësisht, kjo vizitë na bën thirrje për një përgjegjësi të madhe: për të kujtuar dhe përfaqësuar me saktësi jetën dhe veprën e këtyre figurave të mëdha.
Nazmi Muzliaj nuk ishte thjesht një figurë lokale apo një emër nga Orroberda, siç u përshkrua nga ju. Ai ishte një intelektual dhe veprimtar kombëtar i përmasave të mëdha. Si një nga të ngarkuarit e LDK-së për furnizimin e zonave të luftës me ushqime dhe ndihma, Nazmiu luajti një rol thelbësor gjatë kohëve më të vështira të historisë sonë, duke dëshmuar përkushtim dhe guxim të pashoq.
Veprimtaria e tij shtrihej përtej kufijve të Orroberdës. Ai ishte themeluesi i Teatrit Komunal në Istog, një kontribues kryesor dhe themelues i gazetës “Kronika,” si dhe një organizator i palodhur i ndihmave për ata që ishin në vijën e parë të luftës. Përmes këtyre aktiviteteve, ai mishëronte idealin e një njeriu që vuri interesat kombëtare mbi gjithçka tjetër. Figura e tij është një shembull frymëzues për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.
Me këtë rast, ju ftoj që në të ardhmen të tregojmë më shumë kujdes për të përfaqësuar plotësisht historinë dhe kontributin e veprimtarëve si Nazmi Muzliaj, duke e njohur në tërësi madhështinë e tyre. Kujtesa jonë kombëtare duhet të ndërtohet mbi vepra të tilla, që frymëzojnë unitet dhe përkushtim për të mirën e përbashkët.
Për fund, më lejoni t’ju kujtoj me krenari se në Orroberdë, ashtu si në çdo shtëpi shqiptare, “shtëpia është e Zotit dhe e mikut.”
Me respekt,
Një bashkveprimtar dhe krenar i OrroberdësSikur ti kishe pyetur miqtë tu të vjetër (Shefqet Gjocaj, Muhamet Mavraj dhe Ismet Mulaj) që ishin edhe miqë të Nazmiut, ndryshe do të shkruanit