Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ka kundërshtuar kritikat se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave është elektoral. Sipas tij, pagat janë rritur secilin vit e se nuk ka lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Ideja është që pagat janë rritë vit pas viti në bazë të rritjes ekonomike. Sa më e lartë është performanca ekonomike, ai është parimi që e kemi ndjekë. Nuk është e vërtetë çfarë thuhet se pagat po rriten në prag të zgjedhjeve”, ka thënë ai në “Interaktiv”.
Ai ka thënë se LDK-ja është subjekti i vetëm që nuk ka rritur asnjëherë paga.
Kritika i ka drejtuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës, pasi ka thënë se rritja e pagave për tri vjet është më e madhe se që është bërë për 10 vjet.
“I vetmi subjekt që nuk ka histori të rritjes së pagave është LDK-ja, s’kanë rritë kurrë vetë pagë. Edhe te pjesa e PDK-së që thuhet ‘ah këta kanë rritë paga’, nuk është e vërtetë”.