Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Muja: Komisioni Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore ka shkelur rregulloren e Kuvendit

Muja: Komisioni Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore ka shkelur rregulloren e Kuvendit

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku ka adresuar kritika ndaj Komisionit Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore, raporton Ekonomia Online

Deputeti i LVV-së Armend Muja tha se Komisioni Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore në vazhdimësi ka shkelur rregulloren e Kuvendit sa përketë kuorumit dhe vendimmarrjes.

Deputeti Muja, në konferencën për media ka thënë se anëtaret e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, kanë shkelur ligjin për hetim parlamentar dhe rregulloren e Kuvendit.

Kjo pasi sipas tij, anëtarët e këtij Komision kanë marr vendime pa pasur kuorum.

Muja ka thënë se edhe drafti i paraqitur dje në atë Komision për të gjeturat, është draft i shkruar në PDK.

“Arsyeja pse e kemi thirrur këtë konferencë ndërlidhet me Komisionin Hetimor për tekste shkollore. Komisioni Hetimor ka shkelur ligjin për hetim parlamentar, Dreshaj dhe anëtaret e tjerë në vazhdimësi e kanë shkelur  rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për hetim parlamentar duke mbajtur mbledhjen e duke ftuar dëshmitarë. Dreshaj dhe anëtarët e tjerë në vazhdimësi kanë sabotuar dhe shkelur afatin për intervistim. Në mbledhjen e fundit pa pasur numra për vendimmarrje anëtarët e kishin hartuar draft raportin, në zyrat e PDK-së  për t’ia paraqitur kryesisë së Kuvendit. Është një draft raport i hartuar kryekëput në zyrat e PDK-së”, tha Muja.

Deputeti i VV-së Arbër Rexhaj, ka thënë se draft raporti i komisionit është bërë nga anëtarët e opozitës, dhe sipas tij është bërë për të bërë propagandë dhe për fushatë politike.

“Ne mendojmë që ligji për hetim parlamentarë është shkelur në çështjet e vendimmarrjes sepse në këtë kontekst nuk mund të mbahen as mbledhjet pa shumicën e thjesht të anëtarëve që janë prezentë e lëre më që të shkruhet një raport e të dërgohet në Kryesi të Kuvendit. Anëtarët kanë bërë shkelje të Ligjit për Hetim Parlamentar. Drafti i hartuar është bërë për dy arsye e para për propagandë dhe fushatë politike”, ka thënë ai. EO

Powered by WordPress