Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Muja: A ju kujtohet kur Enver Hoxhaj thoshte se nëse fiton UÇK unë marrë azil në Serbi?

Muja: A ju kujtohet kur Enver Hoxhaj thoshte se nëse fiton UÇK unë marrë azil në Serbi?

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka reaguar lidhur me akuzat ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha, për shkak të bashkëpunimit me një autore e cila thoshte se lufta e UÇK-së ishte financuar nga paratë e krimit dhe të drogës, ndër të tjerash.

Mujash ka pyetur qytetarët se a i kujtohet kur Enver Hoxhaj kishte thënë se nëse fiton UÇK unë marrë azil në Serbi.

“1. A ju kujtohet kur LDK themeloi grupin për hetimin e krimeve të pasluftës me në krye Eqerem Kryeziun?”, ka pyetur ndër të tjerash Muja.

Postimi i plotë:

Kur jemi te UÇK

Dimali doli dhe kallxoi të vërtetën e atij punimi, edhe profesoresha, autorja tregoi që ai është përgjegjës veç për Kapitullin 3 që s’ka lidhje me UÇK-në.

Por, kur jemi te UÇK, t’i kujtojmë disa gjëra që ta kapim çështjen në thelb:

  1. A ju kujtohet kur LDK themeloi grupin për hetimin e krimeve të pasluftës me në krye Eqerem Kryeziun?
  2. A ju kujtohet kur PDK e LDK krijuan Specialen?
  3. A ju kujtohet kur Enver Hoxhaj kishte thënë se nëse fiton UÇK unë marrë azil në Serbi?
  4. Besoj, ju kujtohet edhe kur Presidenti i shtetit vizitonte pllakat e të vrarëve serbë në të cilat shkruante se ishin vrarë nga terroristët shqiptarë, pra UÇK, në Gorazhdec të Pejës dhe Grackë të Lipjanit.