Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Muhaxheri: Prizreni dhe Mitrovica do të mbeten nën qeverisjen e PDK-së – Peja dhe Prishtina do të vazhdojnë nën drejtimin e LDK-së

Muhaxheri: Prizreni dhe Mitrovica do të mbeten nën qeverisjen e PDK-së – Peja dhe Prishtina do të vazhdojnë nën drejtimin e LDK-së

Analisti politik Arton Muhaxheri ka bërë të ditur për TV Arberia se balotazhi i zgjedhjeve lokale nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha, veçanërisht në komunat më të mëdha të vendit.

“Të gjithë indikatorët, që nga koha e fushatës së rregullt e deri te ajo e balotazhit, përfshirë organizimin e strukturave të partive politike dhe prezantimin e platformave programore, tregojnë se zgjedhjet e balotazhit nuk pritet të sjellin ndonjë befasi, sidomos jo në qytetet e mëdha”, ka deklaruar Muhaxheri.

Sipas tij, qytetet kryesore pritet të mbeten nën drejtimin e partive që kanë fituar në raundin e parë:

Prizreni do t’i mbetet PDK-së.

Mitrovica gjithashtu do të vazhdojë të qeveriset nga PDK-ja.

Prishtina dhe Peja pritet të vazhdojnë të qeverisen nga LDK-ja.

Muhaxheri ka dhënë edhe një këshillë për qytetarët për mënyrën e votimit në balotazh

“Qytetarët duhet ta analizojnë mirë situatën dhe, para se ta hedhin votën, të mendojnë për kandidatin i cili vjen nga partia që ka marrë më së shumti vota edhe në Asamble. Për shembull, në Mitrovicë, ku PDK-ja ka dalë fituese e zgjedhjeve si parti, pse të mos votohet Arian Tahiri për kryetar? Në këtë mënyrë, do të kemi më pak probleme në konstituimin e Asambleseve komunale dhe në krijimin e koalicioneve ndërmjet partive”.

Muhaxheri thekson se vota e zgjedhësve mund të ndikojë në stabilitetin politik dhe funksionimin e administratës lokale pas balotazhit.