Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, ka mohuar zërat se po zhvillohen negociata të fshehta me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së re.
Në një deklaratë për media, Muhaxheri tha se nuk ka pasur asnjë bisedim me LVV-në dhe se partia e tij mbetet në qëndrimin e mëhershëm për një qeveri tranzitore unifikuese – ide që, sipas tij, ishte refuzuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Jo, jo, nuk ka, e as nuk ka me pas negociata me LVV-në. Nuk ka preferenca për koalicion. Ne e kemi dhënë opsionin tonë për qeveri tranzicioni, Kurti nuk ka dashur, tash është vonë”, tha Muhaxheri.