Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Muharremi: Protesta për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” jo të trajtohet si temë fetare

Muharremi: Protesta për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” jo të trajtohet si temë fetare

Analisti Shenoll Muharremi, ka treguar disa arsye pse nuk e përkrahë protestën për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo çështje po trajtohet në aspektin fetar nga organizatorët e protestës “Vrojtuesit e Lagjës – Prishtinë” dhe sipas tij, kjo temë nuk duhet të bëhet temë fetare.

“Ju tregova që edhe edhepse kam pas plan me marrë pjesë në protestë sot, pasiqë ata e kthyen gabimisht në një temë fetare, nuk do të dal në protestë dhe nuk e përkrahi protestën në këtë frymë.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Pse nuk e përkrahi protestën nga “Vrojtuesit e Lagjës” në Prishtinë?

Ju shkrova që temën e trafikut kaotik mos me kthy dhe trajtu si temë fetare. Ne kemi problem me trafik dhe me ajrin e ndotur që trafiku po e përkeqson. Sa për ne, sheshi le të bëhet deri te Alb Mall nëse kemi alternativa dhe trafik të rregullt dhe ajr të pastër. Faqja, pasiqë po merrte shumë përkrahje, e fshiu komentin. Ju tregova që edhe edhepse kam pas plan me marrë pjesë në protestë sot, pasiqë ata e kthyen gabimisht në një temë fetare, nuk do të dal në protestë dhe nuk e përkrahi protestën në këtë frymë.

Themes by WordPress