Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Muharremi: Kurti dhe ZRrE po rrezikojnë me e shkatërru gjysmën e ekonomisë, këtë s’e ka bërë as Serbia

Muharremi: Kurti dhe ZRrE po rrezikojnë me e shkatërru gjysmën e ekonomisë, këtë s’e ka bërë as Serbia

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shenoll Muharremi vlerëson se ZRrE, Albin Kurti dhe VV, janë një.

Sipas tij, plani ultimativ duket se është të shkatërrohen kompanitë e mëdha.

“Nuk ka shpjegim tjetër për këto veprime të çmendura. Nëse Serbia apo Rusia i kishin ndërmarrë, do ta kuptoja. Por që të vijnë nga zyrat publike të Republikës së Kosovës, kjo është e pafalshme.”, ka shkruar Muharremi në Facebook.

Muharremi tutje ka shkruar se ZRRE e ka kapur sektorin e energjisë.

“Vendimet e tyre janë sikur me qenë një korporatë diku në Kinë apo Moskë, të ftohta, pa dinjitet dhe pa asnjë ndjeshmëri. Qasja e tyre është jashtëzakonisht e dëmshme dhe rrezikshme për ekonominë.”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka thënë se ZRRE dhe Albin Kurti duket sikur po dëshirojnë me “ndëshku” ekonominë e Kosovës duke i disiplinu kompanitë e mëdha.

“Kjo është brutale dhe një luftë e hapur kundër ekonomisë vendore. Kundër të ardhmës së vendit. Do të shkaktoj pasiguri të lartë, migrim, e do i rris edhe më shumë importet e deficitin tregtar astronomik.”, ka deklaruar ai.

“Çka njeriu e grupet po mujkan me ia bë vetës (Kosovës), nuk ta bën as armiku më i madh që ke! Këto vendime po ia bëjnë Kosovës atë që Serbia nuk ka arritur kurrë, po rrezikojnë me e shkatërru gjysmën e ekonomisë me vendime të çmendura e të koordinuara.”, ka thënë ai.