Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë për regjistrimin e popullsisë në Kosovë.
Ai thotë se nëse del që përfundimisht Kosova ka 1.5 milion banorë rezulton se brenda një dekade vendi ka përjetuar një rrjedhje prej gati 400,000 persona.
“Viti 2024 është spekulim nga ajo që po flitet si rezultat i regjistrimit të popullatës që sapo përfundoi. Në vitin 2014 kemi pasur një vlerësim prej 1.8 milionë banorë ndërsa tash kemi pak më shumë sesa 1.5 milion”.
Këtë analizë ai e bënë duke marrë parasysh edhe numrin e lindjeve dhe të vdekjeve në Kosovë brenda një viti.
Muharremi thotë se në bazë të këtyre të dhënave i bie që Kosovën e kanë lëshuar 40 mijë persona në vit.
“Nëse kjo merret parasysh, atëherë gjatë 10 viteve të fundit kemi pasur një rrjedhje prej gati 400,000 persona apo rreth 40,000 persona në vit mesatarisht që kanë lëshuar Kosovën”.
Ai megjithatë thotë se duhet të presim të dhënat zyrtare për vitin 2024 “po ajo çka është dëgjuar deri më tani është “kemi kaluar numrin 1.5 milionë”.