Qyteti i Suharekës ka përjetuar një valë të madhe zjarresh javëve të fundit, ndërsa problemi kryesor, sipas kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, nuk qëndron te pajisjet, por te mungesa e stafit.
Në një intervistë për Klan Kosova FM, Muharremaj tha se Komuna disponon teknikë dhe pajisje të mira, por nuk ka numrin e nevojshëm të zjarrfikësve.
“Në Suharekë nuk e kemi problemin tek teknika, sepse kemi teknike, kemi kamiona, pajisje të mira, por kemi stafi të vogël. Sipas ligjit duhet të kemi 35 zjarrfikës, por i kemi vetëm 14”, deklaroi ai.
Kryetari i Komunës bëri të ditur gjithashtu se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i një objekti modern për zjarrfikësit në Suharekë, i cili pritet të përmirësojë kushtet e punës dhe reagimin ndaj emergjencave.