Veprimtari Muharrem Blakaj, i ftuar në emisionin N’Pult me Resim Morinën në TV Arbëria, ka folur për krijimtarinë e tij.
Krijimtaria e Blakajt njihet edhe për shkrimet e tij. Ai në N’Pult tregon se gjatë vitit 1986, të gjitha shkrimet e tij ju konfiskuan, gjë që për të ishte mjaft e rëndë, siç e përshkruan ai.
“Në bastisjen e vitit 1986 m’i morën, m’i konfiskuan të gjitha dorëshkrimet. Ajo ishte një dhimbje e madhe, sepse është si me ia marrë prindërve një fëmijë, me ua heq prej dore. Dhe ato nuk kom mujt me i shkrujt ma, por dëshirën për letërsi dhe historinë e popullit shqiptar në përgjithësi e kom pas gjithmonë në zemër. Kështu që kam tentu me studiu, me lexu shumë, me marrë vepra të ndryshme.”
Ai tashmë e sa vite jeton jashtë Kosovës, por thotë se me dëshirë kurrë nuk do ta bënte, por iu krijuan rrethanat e tilla.
“Unë s’kam pas qef kurrë me dal, me ik jashtë vendit, por ashtu u krijun rrethanat.
Jakov Xoxa e thotë qartë te romani i tij, thotë: guri që rrokulliset prej një vendi dhe bie në një vend tjetër, don kohë derisa t’i mbijë bari përreth. Neve mërgimtarëve në përgjithësi na ka mbi bari, mirëpo dëshira, dashuria për vendin tonë që s’e kemi braktis me dëshirë, atëherë ajo të tërheq – historia, vuajtjet e njerëzve, tërheqin lotët e nanave tona, tërheqin dhimbjet e dhunimeve”, ka thënë ai në emisionin N’Pult.