Profesori universitar Muhamet Kelmendi, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën, ka thënë se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet t’i trajtojë me seriozitet problemet që ka vendi.
Ai ka potencuar se qytetarëve të Kosovës u duhet një Kosovë e fortë dhe stabile.
“Shpresoj që qeveria që do të dalë pas zgjedhjeve do të merret me seriozitet me problemet që ka ky vend, si në fushën e brendshme të ndërtimit të shtetit, ashtu edhe në raport me faktorin ndërkombëtar,” ka thënë ai.
“Popullit shqiptar i duhet një Kosovë e fortë dhe stabile, me një pushtet të qëndrueshëm, të ndërtuar juridikisht, dhe një republikë e cila ka zhvillim ekonomik, ka stabilitet në fushën e rendit dhe të sigurisë, në mënyrë që populli ynë në të ardhmen të vendosë vetë lidhur me atë se nga do të shkojë, cila do të jetë e ardhmja e tij,” ka thënë tutje Kelmendi në ARB Debat. /TV Arbëria