Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “M’u bë vëllai shok me burrin” – lidhja mes Sarës dhe Bardhit po bëhet më serioze, e prezanton me njërin pjesëtar të familjes

“M’u bë vëllai shok me burrin” – lidhja mes Sarës dhe Bardhit po bëhet më serioze, e prezanton me njërin pjesëtar të familjes

Lidhja mes Sara Gjordenit dhe rep-artistit nga Kumanova Bardhi, si duket po shkon një hap më tutje, përkundër zërave që e demantojnë këtë. 

Së fundmi, ajo njoftoi Bardhin me vëllain e saj, sipas një imazhi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Përveç kësaj, Sara gjithashtu potencoi edhe afërsinë që kanë krijuar vëllai i saj si dhe Bardhi, duke lidhur shpejt një miqësi.

Mu bë vëllai shok me burrin direkt, çfarë po ndodh miq?”, shkroi Gjordeni në InstaStory.

Ndryshe, Sara dhe Bardhi ishin ndër çiftet më të spikatur në sezonin e tretë të BBVA, por që aventura e tyre brena shtëpisë ka përfunduar.

Dyshja, tashmë si duket po avancojnë dita ditës me lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të garës, duke e shijuar relacionin qetësisht.

Sara, para disa ditësh kishte takuar gjithashtu edhe nënën e Bardhit, sipas njoftimit të saj në Instagram. /Telegrafi/