spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MSh jep detaje për procesin e përzgjedhjes së mjekut familjar

Extra AL PVC

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar kohë më parë Planin e Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Përmes një komunikate për media, ministria ka bërë të ditur se qëllimi i këtij plani është që secili qytetar të ketë mundësinë që të përzgjedh mjekun familjar brenda zonës së banimit dhe të ketë qasje në shërbimet shëndetësore në kohën e duhur e sipas kërkesës.

Tutje, MSh ka thënë se përmes përzgjedhjes së mjekut familjar do të krijohet lista e banorëve/pacientëve dhe “kjo do të kontribuojë në rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me shërbime shëndetësore”.

“Rrjedhimisht, kjo do të ndikojë edhe në promovimin, edukimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për shërbimet që ofrohen në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, ministria ka deklaruar se plani e thekson rëndësinë e përzgjedhjes së mjekut familjar për ruajtjen dhe përcjelljen e shëndetit të qytetarëve në vazhdimësi dhe përfitimet e qytetarëve nga ky proces.

“Fillimisht, procesi do të pilotohet në katër komuna: Lipjan, Istog, Prizren dhe Prishtinë (QMF-5- Ulpianë dhe QMF-6- Bregu i Dellit), për të vazhduar pastaj shtrirjen në tërë vendin”, thuhet mes tjerash.

“Ministria do të ju mbajë të informuar për hapat e mëtejmë në procesin e përzgjedhjes së mjekut familjar brenda zonës suaj të banimit dhe ecurinë e mëtejme”, përfundon njoftimi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë, thonë autoritetet palestineze

Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e një kërkesë të Serbisë për kthimin e forcave serbe në Kosovë, e cila është në...

Kryetari i degës më të madhe të VV-së në Drenas jep dorëheqje bashkë me aktivistë: Lladrovci: Mirë se vjen Baxhë!

Kryetari i një prej degëve më të mëdha të VV-së në Drenas, Naim Qorri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia që drejton...