Ministria e Shëndetësisë e ka anuluar përfundimisht tenderin në vlerë mbi 22 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të Emergjencës në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Anulimi është bërë pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, të marrë më 13 gusht.
MSH e kishte anuluar këtë tender në nëntor të vitit 2024, por pastaj disa kompani kishin paraqitur kërkesë për rishqyrtim të këtij vendimi.

“Me 05.06.2025 dhe me 11.06.2025 Autoriteti Kontraktues ka publikuar vendimin përmes të cilin ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Operatorëve Ekonomik dhe vërtetohet njoftimi mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues .
Me 16.06.2025, OE “AK INVEST DOOEL Tetovo” ka parashtruar në OSHP ankesën me nr. 2025/0494 me datë 20.06.2025 OE “ADA CONSULTING GROUP” SH.P.K., ankesen me nr.2025/0514 me datën 20.06.2025 “MABCO CONSTRUCTIONS” SH.P.K., ankesën me nr.2025/0518 si dhe ankesa e OE “BM Group” SH.P.K., ankesën me nr. 2025/0521 me date 22.06.2025 lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Vazhdim i Ndërtimit – Qendra e Mjekësisë Emergjente ne QKUK” me nr te prokurimit 206-23-14371-5-1-1”, theksohet në vendim.
Në kohën e pandemisë Covid-19, në vitin 2020, ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj pati iniciuar një projekt për përfundimin e punimeve në objektin e ri të Emergjencës në QKUK, i cili ishte riprojektuar për nevoja të pacientëve me Sars-Cov-2.
Projekti për këtë ndërtesë ka filluar në vitin 2010 ndërsa punimet kishin nisur në vitin 2016.