Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > MPJD njofton se tabela sinjalizuese në Mal të Zi që i referohej Pejës si pjesë e Serbisë, tashmë është larguar

MPJD njofton se tabela sinjalizuese në Mal të Zi që i referohej Pejës si pjesë e Serbisë, tashmë është larguar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar në lidhje me vendosjen e një tabele sinjalizuese në Murinë, me mbishkrimin “Pec Srb”, me përmbajtje të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndërshtetërorë të Kosovës me Malin e Zi.

Sipas njoftimit për media thuhet se pas marrjes ë informacioneve, MPJD përmes ambasadës së Kosovës në Podgoricë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështje në institucionet kompetente të Malit të Zi.