Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > MPJD-ja me propozim për emërimin e ambasadorës së Kosovës në Vjenë, javën e ardhshme jepet drita jeshile

MPJD-ja me propozim për emërimin e ambasadorës së Kosovës në Vjenë, javën e ardhshme jepet drita jeshile

Qeveria e Republikës së Kosovës ka rekomanduar, Albulena Blakaj Gashi, për emërim si Ambasadore të Republikës së Kosovës në Vjenë.

Ministrja e Punëve të Jashtmë dhe Diasporës, Donika Gervalla, ka kërkuar që të mbahet senancë të mbyllur dëgjimore për të verifikuar se a i plotësonë kriteret paraprake, shkruan Indeksonline.

Ndërsa të martën me 19 nëntor, në Kuvend pritet të mbahet mbledhja për dëgjimi i kandidates së propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për pozitën e ambasadorit.

Kjo mbledhje pritet të nis nga ora 11:00.