Ka ndodh jashtë projeksioneve- Me çka po krenohet Kurti kësaj radhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos...

Zero taksa për regjistrimin e veturave elektrike. A mjafton?

  Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MPJ thotë se Kosova u bë anëtari i 81’të i Organizatës Botërore të Doganave, komunikata jep detaje

Extra AL PVC

Republika e Kosovës ka aderuar në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave me seli në Bruksel, duke u bërë si shteti më i ri anëtar i kësaj Konvente, ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministria tha se ky anëtarësim do të përmirësojë përpjekjet e Kosovës për lehtësimin e tregtisë, do të tërheqë investime të huaja dhe do të forcojë integrimin e saj në ekonominë globale, duke mbështetur kështu rritjen e qëndrueshme ekonomike.

E miratuar në vitin 1990, Konventa e Stambollit thjeshton pranimin e përkohshëm të mallrave përtej kufijve, përderisa Organizata Botërore të Doganave (OBD) luan një rol kyç në mbikëqyrjen e zbatimit të konventës dhe ofrimin e udhëzimeve për vendet anëtare, sipas Ministrisë.

“Që nga anëtarësimi i saj në OBD, Kosova ka përmbushur standardet ndërkombëtare duke aderuar në konventa të tjera të rëndësishme tregtare”.

Dorëzimi zyrtar i instrumentit të anëtarësimit në Konventën për Pranim të Përkohshëm u bë nga Udhëheqësi i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Ambasadori Agron Bajrami dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, përderisa nënshkrimi i saj ishte bërë nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schëarz.

“Me rastin e aderimit të vendit tonë në këtë Konventë të rëndësishme, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave (OBD), z. Ian Saunders, e ka përgëzuar Kosovën për aderimin në Konventën e Stambollit dhe përkushtimin e saj për zbatimin e procedurave doganore që promovojnë lehtësimin dhe sigurinë e tregtisë”, njofton Ministria./Express/

spot_img

Të fundit

Ka ndodh jashtë projeksioneve- Me çka po krenohet Kurti kësaj radhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos...

Zero taksa për regjistrimin e veturave elektrike. A mjafton?

  Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos...

Një shtet bektashi brenda Shqipërisë në stilin e Vatikanit, gazeta amerikane zbulon planet e Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar për mediumin...

Ka ndodh jashtë projeksioneve- Me çka po krenohet Kurti kësaj radhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që lanë një...

Zero taksa për regjistrimin e veturave elektrike. A mjafton?

  Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, meqë nuk e ndotin ambientin. Ky lehtësim është paraparë të përfshihet në...