Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > MPB: Uji po largohet me pompa në zonat ku ka pasur vërshime

MPB: Uji po largohet me pompa në zonat ku ka pasur vërshime

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, sot ka informuar se pas ndaljes së reshjeve të shiut, vendi ka kaluar natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara.

Sipas MPB-së, aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet

“Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga Komunat dhe nga qytetarët.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në disa qytete të Kosovës ka pasur vërshime. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se reshje me intensitet të ndryshuar pritet të ketë deri më 25 janar. /TV Arbëria