CEFTA, ministri gjerman: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën

CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë...

Hoxha: Kemi qëlluar më shumë se tre terroristë në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë...

Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe

  Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MPB: Qendra Operative ka ngritur nivelin e angazhimit

Extra AL PVC

Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke mbledhur dhe evidentuar të gjitha kërkesat në mënyrë që të aktivizojmë kapacitetet tona për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim të parandalimit të çdo përkeqësimi të mëtutjeshëm të situatës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se përveç situatës me vërshime, në disa zona mbrëmë ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë nacionale por pas koordinimit dhe angazhimit ndër-institucional, në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha rrugët dhe tanimë të gjitha janë të qarkullueshme.

“Që nga fillimi i reshjeve të shumta të shiut me ç’rast dje gjatë ditës dhe mbrëmë u përballëm me vërshime në disa rajone të vendit tonë, Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur nivelin e angazhimit dhe ka vijuar me koordinimin e të gjitha institucioneve në përballimin më të lehtë të kësaj situate. Përveç situatës me vërshime, në disa zona mbrëmë ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë nacionale por pas koordinimit dhe angazhimit ndër-institucional, në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha rrugët dhe tanimë të gjitha janë të qarkullueshme”, thuhet në njoftim.

MPB ka thënë se njësitë profesionale të zjarrfikësve në bashkëveprim me Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur të evakuojnë familje që kanë qenë të bllokuar apo në rrezik potencial.

Me kërkesë të Komunës së Mitrovicës, Agjencioni i Menaxhimit Emergjent ka dërguar ekipin e pompimit me kapacitet të lartë për intervenim ndërsa është dërguar edhe një cisternë uji për furnizim me ujë të pijes. Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke mbledhur dhe evidentuar të gjitha kërkesat në mënyrë që të aktivizojmë kapacitetet tona për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim të parandalimit të çdo përkeqësimi të mëtutjeshëm të situatës. Apelojmë tek qytetarët për bashkëpunim me institucionet tona duke kontaktuar pa pagesë në numrat:

112 – Numri unik emergjent

192 – Policia e Kosovës

193 – Zjarrfikësit dhe

194 – Ndihma e shpejtë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

CEFTA, ministri gjerman: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën

CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë...

Hoxha: Kemi qëlluar më shumë se tre terroristë në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë...

Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe

  Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin...

Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova

Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga...

CEFTA, ministri gjerman: Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Kosovën

CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të ministerialit të...

Hoxha: Kemi qëlluar më shumë se tre terroristë në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se forcat policore kanë arritur të eliminojnë tre terroristë dhe të arrestojnë tre të tjerë...

Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe

  Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé. Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se Gnassingbé e...