Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > MPB parashtroi kallëzim penal ndaj 26 vjeçarit për tentim vrasjen në Çair

MPB parashtroi kallëzim penal ndaj 26 vjeçarit për tentim vrasjen në Çair

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit V.I. pasi i njëjtit dyshohet se më datë 17.07.2024 tentoi ta vriste e 31-vjeçarin D.B. në Çair të Shkupit.

“Kallëzim penal kundër V.I (26), për shkak të dyshimit për veprën penale “vrasje në tentativë”, sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Pas masave të marra është konstatuar se me datë 17.07.2024, në zonën e Çairit në Shkup, me armë zjarri ka shtënë në drejtim të D.B. (31) dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.

Powered by WordPress