Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Extra AL PVC

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit në veri të Mitrovicës, të gjitha objektet komunale të cilat u mbyllën së fundi nga Policia e Kosovës për arsye se kanë funksionuar sipas sistemit paralel të Serbisë, të njëjtat u janë dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Punëve të Brendshme. E punimet për ristrukturimin e tyre do të fillojnë së shpejti.

Më 30 gusht, në një aksion të policisë në veri të Mitrovicës u mbyllën pesë institucione paralele.

E të njëjtat, tashmë kanë kaluar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pronat si kjo në veri të Mitrovicës u mbyllen edhe në tri lokacione të tjera pasi që në to më herët janë kryer shërbime në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Kryesuesi komunal i komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin tha për televizionin se kjo është në vazhdën e shtrirjes së sovranitetetit në katër komunat veriore.

“Pronat komunale të shfrytëzohen sipas kërkesës së ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila u ardhë nga kryetari edhe kemi votuar për shfrytëzimin e pronës së Punëve të Brendshme. Ajo është një detyrë obligative, shtrirja e sovranitetit edhe ligjshmërisë në pjesën veriore pa marrë parasysh nga cila Ministri do të vjen ne jemi të gatshëm për shtrirjen e sovranitetit me vendimet e Kuvendit”, tha Ugljanin.

Ugljanin dha detaje edhe për ministritë e tjera që do të hapën në këto objekte.

“Të ministrisë së Financave, është Ministria për Komunitete dhe Kthim, edhe do Ministri të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi ai.

E sa qëndroi ekipi i televizionit, të pranishëm ishin edhe Policia e Kosovës.

Televizioni ka mësuar se së shpejti pritet të fillojnë punimet në ristrukturimin e objektit për Ministritë përkatëse./teve

spot_img

Të fundit

Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar...

Takimi në Nju Jork me Kurtin, Lajçak : U pajtuam se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes s’ka alternativë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka...

Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut.Gërvalla tha se gjatë këtij takimi shprehu përkushtimin...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2024–25, pasi iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një këputje të...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar të dhënat e kompanisë amerikane Gallup, sipas të cilave, Kosova është e teta në listën...