Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Mourinho ‘shkëput’ totalisht marrëdheniet me Romën: “S’kam asnjë interes për lojtarët e saj”

Mourinho ‘shkëput’ totalisht marrëdheniet me Romën: “S’kam asnjë interes për lojtarët e saj”

Nga dita e sotme, trajneri Jose Mourinho ka nisur punën te Fenerbahçe.

Në konferencën e tij të parë për shtyp si trajneri i skuadrës turke, Mourinho ka bërë me dije se nuk ka interes për asnjë lojtar të ish-skuadrës së tij, Romës.

“Shumë shpesh është lakuar emri im, duke spekuluar se do të sjellë këtu në Fenerbahçe lojtarë nga AS Roma, por mund të ju them shumë direkt, se nuk është e vërtetë, dhe se nuk kam asnjë interes për ndonjë lojtar të asaj skuadre”, ka thënë portugezi në konferencë.

Jose Mourinho është zyrtarizuar si trajner i Fenerit para dy ditësh.

Trajneri portugez paraprakisht ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit te Roma, gjatë muajit janar, pas një ecuri jo të mirë rezultatesh.