Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Mourinho favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Portugalisë

Mourinho favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Portugalisë

Në Portugali janë të sigurt se federata dëshiron t’ia besojë stolin e kombëtares José Mourinhos , pas lamtumirës gjithnjë e më të afërt të Fernando Santos në fund të një Botërori zhgënjyes.

Sipas gazetës portugeze ‘Record’, trajneri aktual i Romës do të zgjidhet për rolin e trajnerit. Drejtuesit federatës portugeze nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar, por hipoteza më e mundshme e sheh ” Special One” në pozitën e përzgjedhësit të kombëtares.

Është e qartë se ka një pengesë shumë të vështirë për t’u kapërcyer: kontrata që lidh Mourinhon me Romën deri në vitin 2024 . Në fakt, nuk mund të imagjinohet që Mourinho të jetë njëkohësisht trajneri i “Giallorossëve” dhe i Portugalisë.

Në të kaluarën Mou kishte komentuar ofertën e Portugalisë në vitin 2013 me mundësinë e një pune të dyfishtë.

“Doja të pranoja, por nuk do të kisha kohë për një punë tjetër me kohë të pjesshme dhe nuk do të ishte etike”, kishte thënë ai.

Në çdo rast, Mourinho nuk do të jetë në pankinën portugeze këtë sezon, shkruan gazeta. Është diskutuar për këtë që nga qershori, por federata duhet të gjejë një marrëveshje me Romën. Në pritje të marrëveshjes, Federata Portugeze e Futbollit do të mendonte për një zgjidhje të përkohshme si trajneri i U-21, Rui Jorge .

Tifozët portugez nuk kanë asnjë dyshim dhe duan José Mourinhon si trajnerin e ardhshëm të Portugalisë. Kjo është ajo që del nga një sondazh i gazetës lokale “A Bola”.

“Special One” mposhti konkurrencën, duke mbledhur 40.3% të votave. Në vendin e dytë, shumë prapa, Rui Jorge (11.6%) përpara Leonardo Jardim dhe Abel Ferreira. /TV Arbëria 

Powered by WordPress