Ditëve të fundit është raportuar se Cristiano Ronaldo dëshiron një rikthim në Europë.
Ronaldo, që për momentin luan tek Al-Nassr në Arabinë Saudite, ishte lidhur me disa klube europiane.
Por, më theks më të veçantë, portugezi 39-vjeçar ishte lidhur me një kalim në Stamboll te Fenerbahçe, aty ku është edhe trajneri Jose Mourinho.
Ronaldo e Mourinho kishin një marrëdhënie goxha të mirë, sa ishin pjesë e Real Madridit, duke punuar për tri vite së bashku.
Mirëpo, një kalim në Fenerbahçe ka mohuar vetë Jose Mourinho.
Ai ka thënë se vetmja mënyrë që Ronaldo mund të vijë në Stamboll, është nëse darkojnë së bashku, kjo pasi Stambolli gjendet në mes të Portugalisë dhe Arabisë Saudite.
“Cristiano mund të vijë në Stamboll për të provuar ushqime sepse ky vend është mu në mes Arabisë Saudite dhe Portugalisë. Ose ai mund të marrë avionin e tij privat dhe të vijë ta shohë mikun e tij të vjetër José Mourinho këtu, ku mund të hamë në hotelin tim. Sa u përket atyre që thonë se do të luajë për Fenerbahcen, ata ose nuk e dinë se çfarë po shkruajnë ose janë të kënaqur me lajmet qesharake që po shpërndajnë”, ka thënë Mourinho.
Mourinho është pjesë e Fenerbahçes që nga qershori