Motrat e famshme supermodele Bella dhe Gigi Hadid, me origjinë palestinezo-holandeze, kanë dhuruar një milion dollarë për organizatat humanitare që ofrojnë ndihmë për fëmijët dhe familjet e prekura nga konflikti në Gaza, njoftoi përfaqësuesi i tyre.

Organizatat që marrin paratë janë “Heal Palestine”, “Palestine Children’s Relief Fund”, World Central Kitchen dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA), raporton BBC.

Shërbimi Publik Britanik raporton se babai i motrave është manjati palestinez i pasurive të paluajtshme Muhammad Anwar Hadid dhe se ato kanë shprehur më parë mbështetje për njerëzit e prekur nga konflikti.

 

 

Në maj, Bella Hadid njoftoi në Instagram se ndihej “e shkatërruar nga viktimat palestineze dhe mungesa e ndjeshmërisë nga qeveritë botërore ndaj tyre”.

Donacionet pasojnë një seri fotografish të Bella Hadid në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e kaluar, ku ajo u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të kuq dhe të bardhë – një veshje tradicionale arabe e lidhur me kulturën palestineze, sipas BBC.