Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Motoçikleta godet një këmbësore në Prishtinë, Policia jep detaje

Motoçikleta godet një këmbësore në Prishtinë, Policia jep detaje

Një këmbësore është goditur nga një motoçikletë sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për TV Arbëria se këmbësorja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori).

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.