Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti: vranët dhe me diell

Moti: vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe do të ketë intervale me diell.

IHK njofton se në mëngjes parashihet që në shumë territore të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

/TV Arbëria