Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Moti sot: Vranët, pasdite me shi

Moti sot: Vranët, pasdite me shi

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mund të ketë reshje të pakta shiu, kryesisht në zonën perëndimore vonë pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.