Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Në zonat malore priten reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12 gradë, njofton MeteoKosova.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.