Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Moti sot, shi e vranësira

Moti sot, shi e vranësira

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot, më i ftohtë dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet depërtimi i një fronti të ftohtë ajror me reshje shiu e bore.

Derisa temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale parashihet deri në 6 ose 7°C.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. Sipas kalendarit meteorologjik, nesër fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri me 31 maj”, thuhet tutje.