Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti sot në Kosovë me shi, ndërsa nga dita e premte temperaturat do lëvizin deri 20°C

Moti sot në Kosovë me shi, ndërsa nga dita e premte temperaturat do lëvizin deri 20°C

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ku në orët e mëngjesit priten edhe ngrica. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në orët vijuese të pasditës dhe mbrëmjes pritet të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi.

Era do fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-56 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

 

Megjithatë, nga dita e premte parashihet më normalizim i situatës.

Sipas MeteoKosova, nga dita e premte e në fundjavë, për herë të parë pritet të shtrihen masa më të ngrohta ajrore, të cilat do sjellin edhe temperatura mbi 20°C. Nën këto kushte, moti do të karakterizohet kryesisht me diell.

/TV Arbëria