Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se për sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërkaq, për të dielën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

/TV Arbëria