Prishtina Weather ka bërë të ditur se sot do të ketë mundësi për reshje të dobëta shiu, ndërkaq temperaturat do të jenë ndërmjet 11 ose 12 gradë Celcius.
Intervale më të gjata me diell pritet të ketë të hënën, me temperatura që sërish do të shënojnë rritje deri në 15C e 16C.
“Mundësi për reshje të dobëta shiu shfaqen lokalisht edhe ditën e diel, ndërsa temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 11C e 12C. Intervale më të gjata me diell po priten ditën e hënë, Nga dita e martë depërtimi I një sistemi frontal sjell sërish kushte për të reshura shiu, e temperaturat pësojnë rënie në 10C e 12C.”
/TV Arbëria