Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

/TV Arbëria