Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot me diell dhe vranësira

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Grimcat e pluhurit saharian do të rikthehen përkohësisht, me ç’rast në ato zona ku ka reshje do të përzihen me baltë.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa maksimalet prej 23 deri në 25°C.